Flash News

E-TJERA

Elbasan/ Nëna humbi kontrollin e makinës, ndërron jetë fëmija 3-vjeç; në gjendje të rëndë 38-vjeçarja

Elbasan/ Nëna humbi kontrollin e makinës, ndërron jetë

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një fëmijë 3-vjeç, ndërsa nëna është në gjendje të rëndë për jetën.

Teksa drejtonte mjetin tip “Ford”, 38-vjeçarja ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën djali i saj. Inicialet e viktimës janë D.M., ndërsa të nënës O.M. Ata banonin në fshatin Mengël të Elbasanit.

"Më datë 05.08.2021, rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës, Elbasan, shtetasja O.M., 38 vjeçe, banuese në fshatin Mengël, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 3 vjeç, i cili ishte pasagjerë në këtë mjet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit