Flash News

E-TJERA

Elbasan/ Punëtori humbi jetën pasi ra nga lartësia, pranga administratorit dhe drejtuesit teknik

Elbasan/ Punëtori humbi jetën pasi ra nga lartësia, pranga

Një punëtor humbi jetën pasi ra nga lartësia e një ndërtese ku po punonte në Elbasan.

Për ngjarjen, policia ka vënë në pranga administratorin dhe drejtuesin teknik për “Shkelje te rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 33 vjeç, administrator dhe drejtues teknik i punimeve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, gjatë kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e një shkolle në fshatin Polis, dyshohet se ka rënë nga lartësia punonjësi, shtetasi Sh. M., 57 vjeç, i cili, si pasojë, ka humbur jetën”, njofton policia.

Të fundit