Flash News

E-TJERA

Elbasan/Tentoi të parakalojë, makina humb kontrollin dhe përplaset me kamionin, dy të plagosur

Elbasan/Tentoi të parakalojë, makina humb kontrollin dhe

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Elbasan-Rrethrrotullimi i Bradasheshit.

Një automjet, i cili dyshohet se ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi tej normave të lejuara, është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, kamion.

Makina ka tentuar të parakalojë kamionin, por ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe është goditur nga pas nga një tjetër automjet. Për pasojë, automjeti është shkatërruar thuajse plotësisht dhe gomat e para nga goditja me automjetin tjetër, kanë “fluturuar” disa metra larg.

Drejtuesi i automjetit dhe një person tjetër janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Të fundit