Flash News

E-TJERA

Elbasan/ Tre aksidente në një ditë, 6 të plagosur mes tyre një fëmijë dhe dy të moshuar

Elbasan/ Tre aksidente në një ditë, 6 të plagosur mes tyre
Gjatë ditës së sotme, qarku i Elbasanit është përfshirë nga tre aksidente, të cilat kanë lënë të plagosur gjashtë persona, mes të cilëve një fëmijë dhe dy të moshuar.

Policia e qarkut njoftoi se është arrestuar në flagrancë një prej drejtuesve të automjeteve të përfshirë në aksidentet e djeshme.

Aksidentet sipas policisë:

Përplasje automjetesh në aksin Elbasan-Peqin
Një 71-vjeçar, V. B., banues në Berat, është vënë në pranga pasi automjeti që drejtonte u përplas me një tjetër automjet, i drejtuar nga shtetasi E. B., 33 vjeç. Si pasojë e aksidentit, dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë të tjerë u plagosën dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Përplasja e një të moshuari në Gramsh
Në fshatin Pishaj, drejtuesi i një automjeti, E. Sh., 40 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor 69-vjeçar, Y. K. Fatmirësisht, i moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti i një fëmije 14-vjeçar
Po në aksin Elbasan-Peqin, një automjet i drejtuar nga 24-vjeçarja S. V., ka përplasur lehtë një 14-vjeçar, këmbësor, i cili është duke marrë trajtim mjekësor.

Të fundit