Flash News

E-TJERA

Elbasan/ Vodhën automjetin dhe nuk iu bindën policisë, autorët braktisin “Ford-in” pasi mori flakë

Elbasan/ Vodhën automjetin dhe nuk iu bindën policisë,

Dy persona i kanë vjedhur një mjet tip "Ford" një 28-vjeçari në Elbasan.

Autorët janë pikasur nga efektivët e policisë të cilët i kanë bërë thirrje të ndalojnë, por ata nuk i janë bindur urdhrit. Dy shtetasit e kanë braktisur mjetin pak më vonë, pasi gjatë ecjes u përfshi nga flakët.

"Rreth orës 02:35, në rrugën e vjetër “Elbasan-Tiranë”, në fshatin Petresh, dyshohet se 2 shtetas i kanë marrë automjetin tip "Ford", shtetasit R. Ll., 28 vjeç.   

Shërbimet e Policisë kanë pikasur automjetin që këta dy shtetas kishin vjedhur dhe i kanë bërë shenjë për të ndaluar, por shtetasi që drejtonte automjetin nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi.      

Për t'iu shmangur Policisë, 2 shtetasit e kanë braktisur automjetin, pasi dyshohet se gjatë ecjes u përfshi nga flakët, në fshatin Dopaj.    

Nga veprimet e para hetimore, si dhe bazuar në informacionet e siguruara, Policia ka krijuar dyshime të arsyeshme për autorët e këtij rasti. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit", njofton policia.

Të fundit