Flash News

E-TJERA

Eliminatoret e Katar 2022, FSHF i drejton kërkesë MSH: Të hapen stadiumet me kapacitet të plotë vetëm për të vaksinuarit

Eliminatoret e Katar 2022, FSHF i drejton kërkesë MSH: Të hapen

Federata Shqiptare e Futbollit, përmes një shkrese drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve, ka kërkuar hapjen e stadiumeve me kapacitet të plotë për të gjithë personat e vaksinuar.

FSHF kërkon që të lejohet prania e tifozëve në stadiume, në kuadër të ndeshjeve që ekipet shqiptare po zhvillojnë në kompeticionin “UEFA Conference League” dhe në mbështetje të Kombëtares shqiptare, për dy ndeshjet që do të zhvillohen në shtator kundër Hungarisë dhe San Marinos, të vlefshme për Kupën e Botës 2022.

FSHF ka theksuar se përmes bashkëpunimit të instancave përkatëse, mund të minimizohet rreziku i shëndetit të qytetarëve, ashtu sikurse ndodhi edhe me ndeshjet e "Euro 2022", të transmetuara në sheshin "Skënderbej".

“Nisur nga këto eksperienca pozitive dhe inkurajuese, bashkuar me vaksinimin masiv të popullsisë nga ana e MSHMS, Ju drejtohemi me këtë kërkesë për lejimin spektatorëve në stadium me kapacitet të plotë, paraprakisht për klubet tona të cilat janë në një rrugëtim historik të kompeticionit më të ri Europian, ashtu edhe të ekipit tonë kombëtar në ndeshjet deçizive të Shtatorit.

Sërish, përtej të gjitha masave rigoroze të Protokollit të Rikthimit në Lojë të UEFA-s, dhe për të ruajtur sigurinë dhe shëndetin e lojtarëve dhe spektatorëve, ne si FSHF do të marrim masa që të hyjnë aksesin në stadium, në këtë fazë, ta kenë vetëm personat e vaksinuar”, – shkruhet në kërkesën e FSHF-së për Ministrinë e Shëndetësisë.

Nga ana tjetër, FSHF është shprehur e gatshme për të marrë të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që të pranishëm në stadiume të jenë vetëm ata tifozë, të cilët kanë kryer vaksinimin.

Eliminatoret e Katar 2022, FSHF i drejton kërkesë MSH: Të hapen

 

Të fundit