Flash News

E-TJERA

Elisabeta Imeraj emërohet drejtuese e Prokurorisë së Tiranës

Elisabeta Imeraj emërohet drejtuese e Prokurorisë së

Elisabeta Imeraj është emëruar drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur unanimisht për emrin e Imeraj në krye të Prokurorisë së Tiranës, e cila do të mbajë këtë detyre për një mandat tre vjeçar.

"Në përfundim të procedurës se ngritjes në detyrë, KLP ka vendosur unanimisht, caktimin e prokurores Elizabeta Imeraj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për një mandat 3 vjeçar.Regullorja e miratuar nga KLP për procedurën e  ngritjes në detyrë, parashikon se brenda 7 ditëve nga vendimi për renditjen e kandidatëve për pozicionin e drejtuesit e prokurorisē, ( e cila është zhvilluar në seancën plenare të datës 18.03.2021), Këshilli emëron drejtuesin." thuhet në njoftimin e KLP-së

Në lidhje me procesin e vettingut, ende nuk është marrë një vendim për Imerajn, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shtyu të premten shpalljen e vendimit për të. KPK nuk dha sqarime për arsyen e shtyrjes së vendimit dhe nuk saktësoi datën kur do të shpallej.

Shtyrja e vendimit të KPK-së vjen pas një seance të paprecedentë dëgjimore të mbajtur të mërkurën, ku vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs e akuzoi subjektin e rivlerësimit për një seri të gjatë veprash penale, përfshirë përgjime të paligjshme dhe shantazhim të anëtarëve të KPK-së, akuza të cilat Imeraj i kundërshtoi ashpër.

Imeraj u emërua prokurore në vitin 2005 dhe punoi për 13 vite si prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në gusht 2018, ajo u komandua si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, ndërkohë që kishte kandiduar për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Të fundit