Flash News

E-TJERA

"Elita politike në këto 30 vjet ka ndryshuar", Meta flet për 'shpëtimin' e demokracisë

"Elita politike në këto 30 vjet ka ndryshuar", Meta flet

Presidenti Ilir Meta foli për elitën politike në këto 30 vjet, ku mohoi se nuk ka patur ndryshim të saj. Meta tha në "Përballë" se shteti ligjor u shkattërua nga ndryshimet kushtetuese të 2008.

Sipas Presidentit, zgjidhja e vetme për Shqipërinë në këto kushte është referundumi.

"Nuk është se nuk ka patur ndryshim të elitës politike. Kemi rastin e Nanos dhe Berishës, që nuk udhëheqin më asnjë institucion. Vendi nuk ka lidershipin e duhur, është vrarë demokracia. Këtë e vranë ndryshimet kushtetuese në 2008.

Duhet të kalojmë në një epokë tjetër, atë të referendumit. Vetëm kjo mund ta sjellë situatën aty ku duhet, në mënyrë që politika ti nënshtrohet qytetarëve. E vetmja rrugë që e shpëton Shqipërinë", tha Kreu i Shtetit.

Të fundit