Flash News

E-TJERA

Çelja e fushatës, Manjani: Nuk është thjesht Belindi, por projekti që na intereson

Çelja e fushatës, Manjani: Nuk është thjesht Belindi, por

Koalicioni "Bashkë Fitojmë" do të çelë sot në mesditë fushatën zgjedhore me një miting në stadiumin "Air Albania" në kryeqytet.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan në një postim në rrjetet sociale se pse kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi është projekti më i mirë për Tiranën.

“Belind Këlliçit i kam uruar dhe i uroj sukses në garë!

Unë dëshiroj që Ai të fitojë.

Është projekti më i mirë për qytetin, në radhë të parë.

Por është projekt me rëndësi jetike për klimën politike në vend, për ndryshimin që kemi nevojë të gjithë, përfshi dhe socialistët.

Është projekt në shërbim të demokracisë e cila ka rënë në stanjacion të frikshëm. Rotacionet thuasje u harruan. Pushteti është qelbur. Shqiptarët ikin nga këneta.

Nuk është thjesht Belindi, por projekti që na intereson.

Ndaj Suksese Belindit, suksese ne! Për të tjerat, flasim”, shkruan Manjani.

 

Të fundit