Flash News

E-TJERA

Çelja e negociatave, ambasada gjermane i kujton Ramës korrupsionin dhe krimin e organizuar: Mbeten synimet kryesore të reformave

Çelja e negociatave, ambasada gjermane i kujton Ramës korrupsionin

Ambasada Gjermane ka përshëndetur çeljen e negociatave të Shqipërinë me BE.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ambasada vë theksin se korrupsioni dhe krimi i organizuar në Shqipëri mbeten synimet kryesore të reformave në Shqipëri.

Ndaj, sipas ambasadës, në procesin e anëtarësimit sundimi i ligjit është parësor.

“Bisedimet për anëtarësim në BE kanë filluar! Gjermania do të vazhdojë të mbështesë më tej Shqipërinë, edhe në hapat e ardhshëm të zbatimit të reformës në drejtësi.

Lufta kundër pandëshkueshmërisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten synimet kryesore të reformave në Shqipëri.

Në procesin e anëtarësimit sundimi i ligjit është tejet parësor”-shkruhet në reagimin e ambasadës gjermane.

 


 

Të fundit