Flash News

E-TJERA

Çelja e negociatave brenda 2021-it/ Kjo javë mundësia e fundit për Shqipërinë, sot mblidhet Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme

Çelja e negociatave brenda 2021-it/ Kjo javë mundësia e fundit

Mundësia e fundit që Shqipërisë t'i jepet drita jeshile për çeljen e negociatave brenda 2021-shit, është ditën e sotme që do të mblidhet Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme dhe më 16-17 dhjetor kur është takimi i Këshillit Evropian.

Axhenda e takimit të sotëm parashikon diskutime për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri. Ky takim i paraprin mbledhjes së Këshillit Evropian. Këto zhvillime janë të të rëndësishme mbi ecurinë e procesit të negociatave të Shqipërisë.

Zyrtarë të lartë të BE-së janë shprehur se Shqipëria i ka plotësuar kushtet dhe se duhet t'i jepet një "OK" brenda këtij viti. Nga ana tjetër, qeveria shqiptare nuk është shprehur optimiste, duke pretenduar se këto premtime janë dhënë edhe më herët, duke ia lënë "fajin" e mosanëtarësimit problemeve të brendshme të bllokut.

Procedurat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në BE po shqyrtohen paralelisht dhe vetoja bullgare duket se do të pengojë sërish dritën jeshile për vendin tonë. Bullgaria ka kërkuar që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut, duke konfirmuar se vetoja do të qëndrojë.

Kujtojmë që Shqipëria ka statusin e vendit kandidat që prej viti 2014 dhe prej shtatë vitesh nuk ka mundur që të nisë bisedimet e anëtarësimit. Në fillim problem ishte mungesa e realizimit të reformave që u vijojnë të realizohen edhe sot. 

BE është shprehur se nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor dhe për prespektivën e integrimit të këtij rajoni është rënë dakord që në vitin 2003 në Samitin e Selanikut.

 

 

 

Të fundit