Flash News

E-TJERA

Çelja e negociatave/ Bullgaria nuk ndryshon qëndrim për veton: S'duhen bërë lëshime për MV. Penalizohet Shqipëria?

Çelja e negociatave/ Bullgaria nuk ndryshon qëndrim për veton:

Zgjedhjet në Bullgari dhanë shpresë për integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, por një sërë pikëpyetjesh janë ngritur sërish.

Në deklaratën pas rizgjedhjes së tij, presidenti i Bullgarisë Rumen Radev ka deklaruar se, “Qeveria e re nuk duhet të bëjë lëshime nga pozitat nacionale posaçërisht kur bëhet fjalë identiteti dhe historia bullgare dhe të drejtat e bashkatdhetarëve tanë prapa kufirit”.

Radev la të kuptohej se Bullgaria nuk do të hiqte veton ndaj MV, por fjalën e fundit e ka qeveria e re që pritet që të formohet.

Pas presidentit bullgar ka reaguar homologu maqedonas, Zoran Zaev, i cili bëri me dije se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Radev, duke shtuar se "U dakorduam që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojnë përmes dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë të kërkojnë zgjidhje në emër të një të ardhmeje të përbashkët evropiane".

Vetoja e Bullgarisë ka penalizuar dhe Shqipërinë, për shkak se procesi i anëtarësimit të këtyre dy shteteve po zhvillohet paralelisht. Zyrtarë të lartë europianë kërkuan çeljen e negociatave brenda këtij viti, duke nënvizuar se kushtet janë plotësuar, por siç duket kjo ka pak shanse të ndodhë.

Të fundit