Flash News

E-TJERA

Çelja e negociatave, gazetarja rendit pikat e vështira që e presin Shqipërinë: Ku nuk toleron BE

Çelja e negociatave, gazetarja rendit pikat e vështira që e

Bashkimi Europian çeli sot zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, vendi ynë sërish ka një rrugë të gjatë përpara anëtarësimit.

Gazetarja Erisa Zykaj ka shpjeguar në emisionin “Radarin Informativ” në ABC se Shqipëria duhet të përmbushë 33 kapituj që të jetë gati për në Bashkimin Europian, madje paralajmëron se disa pika janë shumë të vështira që BE nuk i toleron.

 Sipas saj, kapitujt kanë të bëjnë me pavarësinë e Drejtësisë, Sundimin e Ligjit, Shteti i së Drejtës, apo të Drejtat Themelore të Njeriut.

“Janë 6 grup kapitujsh me 33 kapituj Kanë të bëjnë me shtetin e të drejtës, me sundimin e ligjit, me pavarësinë e Drejtësisë dhe me të drejtat themelore. Janë të fundit që mbyllen se BE është jashtëzakonisht me rigoroze. Janë pikat më të vështira”

“Ne kemi rastin që BE nuk e kanë penguar Shqipërinë për të ecur para. Kanë qenë krah popullit shqiptarë. Duan që nismat të jenë konkrete jo vetëm në letër. Janë më ë vështirat. Nuk do të tolerohet. Është një punë që duhet bërë progres.

Nga Mediat, nga qeveria, nga opozita, nga e gjithë shoqëria shqiptare. Ne të tregojmë se jemi të parët për këtë moment. Ne mund të jemi kampion si Kroacia që ja doli për 6 vjet. Kush na pengon” tha Zykaj.

Të fundit