Flash News

E-TJERA

Çelja e negociatave, Gjipali: Nëse bëjmë hapa mbrapa, mund të hiqet kjo mundësi

Çelja e negociatave, Gjipali: Nëse bëjmë hapa mbrapa, mund

Eksperti i çështjeve të Integrimit, Gledis Gjipali ka komentuar hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Në një intervistë për Ora Neës, ai tha se nëse vendi do të plotësojë kushtet, do të kemi përfitime nga Europa, ndërsa theksoi se do të ndodhë e kundërta nëse nuk plotësojmë kushtet.

“ Kërkesat dhe standardet që ne duhet të plotësojmë janë vërtetë cilësore. Sjellim një rritje cilësore të jetesës, funksionimit të intstitucioneve në Shqipëri, këto janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e vendit.

Drejtimi tjetër është se çfarë fitojmë nga BE. Do të ketë më shumë fonde, si dhe do kemi mundësinë të marrim pjesë në programe që më parë nuk kishim sukses. Në rast se bëjmë hapa mbrapa, mund të hiqet kjo mundësi.

Ne do duhet patjetër të plotësojmë kushtet, të bindim partnerët tanë se ne e meritojmë anëtarësimin në BE”, tha Gjipali.  

Të fundit