Flash News

E-TJERA

Çelja e negociatave, ministri gjerman: Shqipëria ka ende dy kushte për të plotësuar

Çelja e negociatave, ministri gjerman: Shqipëria ka ende dy kushte

Ministri i Jashtëm gjerman, Michael Roth foli për çeljen e negociatave me BE për Shqipërinë. Ai tha për "ABC news" se për Shqipërinë ka ende dy kushte: reforma zgjedhore dhe formimi i Gjykatës së Lartë.

Sa i përket zgjedhores, Roth pohoi se në Shqipëri ka mosdakortësi mes partive politike dhe duket e vështirë për të arritur një marrëveshje.

“Sot ne miratuam kuadrin e negociatave dhe hapjen e konferencës. Për Shqipërinë ka ende dy çështje dhe në përfundimet e këshillit në prill është tzbatimi i reformës zgjedhore dhe gjykatës së lartë.

Ka arsye për optimizëm. Gjykata e Lartë ka të bëjë me procesin e vetingut. Dhe kjo do kohë. Dhe në një vend të polarizuar si Shqipëria ku konflikti politk e bënë të vështirë ligjin e reformës zgjedhore, por Shqipëria është në rrugën e duhur. Unë nuk e them dot nëse do të hapet konferecna në fund të vitit. Të gjithë e shprehën mbështetjen e tyre për hapjen e konferencës përveç Bullgarisë”, deklaroi ministri gjerman.

Të fundit