Flash News

E-TJERA

Çelja e negociatave, ministri gjerman: Vendimet e nevojshme janë në hije nga konfliktet dy palëshe

Çelja e negociatave, ministri gjerman: Vendimet e nevojshme janë
Michael Roth

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth ka folur para takimit të Këshillit Europian, ku do të diskutohet çelja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Roth tha se vendimi që do të merret lidhet me besushmërinë në Ballkanin Perëndimor. Në një prononcim për mediat ai u shpreh se do diskutohet çelja e negociatave për vendin tonë dhe MV.

Ai theksoi se vendimi i nevojshëm, pra përcaktimi i datës për Konferencën e Parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është në hijen e konflikteve dypalëshe.  

“Bëhet fjalë për besueshmërinë në Ballkanin Perëndimor. Në Këshillin e ministrave të BE-së do të diskutohet për fillimin e shpejtë të bisedimeve për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendimet e nevojshme janë në hije nga konfliktet dy palëshe”, shkruan Roth.

Duke qenë se Bullgaria nuk e ka tërhequr veton ndaj MV, rrezikohet që Shqipërisë të mos i jepet drita jeshile. Shumë prej shteteve të BE-së kanë kërkuar që integrimi i vendin tonë dhe MV të ecë në të njëjtën rrugë.

Të fundit