Flash News

E-TJERA

Çelja e negociatave, Mustafaj: Procesi është i kthyeshëm. Ku gënjeu Rama në Bruksel

Çelja e negociatave, Mustafaj: Procesi është i kthyeshëm.

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka komentuar nisjen zyrtarisht të Shqipërisë me me Brukselin drejt integrimit të Bashkimin Evropian.

I ftuar në emisionin “Radari Informativ” në ABC, Mustafaj sqaron se sot është çelur rruga drejt këtyre  

Sipas tij, procesi është i kthyeshëm dhe nëse vendi nuk bën progres në akset kryesore, proceset euro-integruese mund të mbesin në vend.

Jemi në paradhomë, por ndryshimi është që dera nuk është e mbyllur. Procesi është i kthyeshëm. Nëse vendi nuk bën progres në akset kryesore, si demokracia, të drejtat, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka kthim mbrapa”, u shpreh Mustafaj.

Mustafaj u ndal edhe te mungesa e përfaqësuesve nga opozita në Bruksel dhe vuri theksin se ku gënjeu kryeministri Rama sot.

“Nuk ka detyrim nga Brukseli kush do të vijë. Ftohet qeveria dhe pastaj vendoset se kush do të shkojë. Rama mund të mos shkonte as vetë. Gënjeu, nuk e ka caktuar Brukseli formulën.” Formatin e kemi caktuar ne në Tiranë. Mandaton kë të dojë qeveria. Ajo që thotë Rama është gënjeshtër. Ai gënjen. Kush e pengonte të merrte nënkryetaren e parlamentit, kryetaren e komisionit të integrimit”, u shpreh Mustafaj.

Të fundit