Flash News

E-TJERA

"Emërim i paligjshëm", Veliaj padit Presidentin dhe prokurorin e SPAK

"Emërim i paligjshëm", Veliaj padit Presidentin dhe

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej thuajse një viti ka paditur në Gjykatën Administrative institucionin e Presidencës dhe prokurorin e posaçëm Olsi Dado.

Kërkesë-padia e Veliajt është dorëzuar sot përmes avokatëve të tij mbrojtës. Kryebashkiaku kërkon konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të Olsi Dados si prokuror nga noter që ishte në vitin 2008.

“Emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit – pa shkollën përkatëse të Magjistraturës”, shprehet Veliaj në padi.

Ai kërkoi që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të marrë vendim për përfundimin e statusit të magjistratit dhe ushtrimit në mënyrë të paligjshme të detyrës të prokurorit në fjalë.

“Të gjitha veprimet penale të kryera ndaj Erion Veliajt, përfshirë masat e sigurisë dhe kufizimin e ushtrimit të mandatit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, mbështeten mbi një akt emërimi ‘nul ab initio’, duke sjellë pasoja të rënda ndaj Bashkisë së Tiranës, Republikës së Shqipërisë, rendit kushtetues, institucioneve, familjes dhe personit”, thuhet më tej në padi.

Të fundit