Flash News

E-TJERA

Emërimet në Kushtetuese, ambasada e SHBA-ve: Vetëm një gjykatës larg nga funksionimi, të vazhdojë reforma

Emërimet në Kushtetuese, ambasada e SHBA-ve: Vetëm një
Ambasada amerikane në Shqipëri

Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri ka reaguar lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe funksionimin e saj. Përmes një njoftimi në Facebook thuhet se Reforma në Drejtësi është duke ecur përpara dhe do të vazhdojë.

Ambasada thotë se për të rinisur nga puna duhet edhe një gjyqtar, ndërsa shton se është në pritje të emërimit të tij.

"Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të mbështesin me forcë dëshirën e popullit shqiptar për një sistem drejtësie transparent, të drejtë dhe tërësisht funksional", thuhet në njoftim.

Ky reagim vjen një ditë pasi Kuvendi miratoi anëtarin e pestë të Gjykatës Kushtetuese, Altin Binajn. Tashmë nevojitet vetëm një anëtar për plotësuar kuorumin prej 6 gjykatësish.

Kryediplomatja amerikane Yuri Kim ka kërkuar dhe shprehur bindjen se Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale brenda këtij viti.

Të fundit