Flash News

E-TJERA

Emërimet në Kushtetuese/ Betohet Altin Binaj, KED i çon sot Presidentit emrat për vakancën e gjashtë

Emërimet në Kushtetuese/ Betohet Altin Binaj, KED i çon sot
Foto Ilustruese

Paraditen e sotme është betuar në presidencë anëtari i pestë i Gjyaktës Kushtetuese, Altin Binaj.

Kuvendi votoi me 96 vota pro, Altin Binajn për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Emri i Altin Binajt erdhi në Kuvend pas vendimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, duke plotësuar kështu vakancën e mbetur pas shkarkimit i ish-anëtarit Fatos Lulo.

Përzgjedhja e anëtarit të 5-të të Gjykatës Kushtetuese, është një hap drejt funksionimit, pasi nevojitet vetëm një anëtar për plotësuar kuorumin prej 6 gjykatësish.

Sipas njoftimit të Presidencës, në ceremoninë e betimit është ftuar të marrin pjesë Kryetari i Kuvendit apo një përfaqësues i Kuvendit, Kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, dhe Avokatja e Popullit.

Gjithashtu pritet që sot Këshilli i Emërimeve në Drejtësi që do t’i dërgojë Presidentit të Republikës për miratim emrat e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.

Në garë për plotësimin e vakancës së mbetur janë Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo pasi disa të tjerë janë s’kualifikuar nga gara për shkak se nuk plotësojnë kushtet ligjore.

KED do të bëjë renditjen e këtyre dy kandidatëve në bazë të pikëve dhe më pas do të jetë Kreu i Shtetit që do të përzgjedhë për t’i dhënë mandatin e gjyqtarit.

Të fundit