Flash News

E-TJERA

Emërimet në Kushtetuese, KED miraton sot raportin me renditjen përfundimtare të emrave

Emërimet në Kushtetuese, KED miraton sot raportin me renditjen
Gjykata Kushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet sot për listën përfundimtare që do t’i dërgohet Presidentit të Republikës për të zgjedhur anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese.

Një ditë më parë KED-ja mori në pyetje Aleksandër Tomën dhe Përparim Kalon. KED-ja njofton se pikëzimi dhe renditja për Tomën e Kalon është kryer.

Aktualisht Gjykata përbëhet nga pesë anëtarë, Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferrllari dhe Fiona Papajorgji dhe Altin Binaj. Gjykata do të ketë kuorumin për të marrë në shqyrtim çështjet sapo të ketë gjashtë anëtarë, ndërsa votimi kërkon shumicë të cilësuar, 6 me zero ose 5 me 1.

Të fundit