Flash News

E-TJERA

Emërimet në qeveri të zyrtarëve të PD, gazetari: Shashka të Ramës si kaseta, këto largime i japin të drejtë Bashës se ka vepruar mirë

Emërimet në qeveri të zyrtarëve të PD, gazetari:

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetari Bledian Koka u shpreh se këto emërime janë shashka të Ramës, 3-4 ditore, tani po konsumojmë shashkën e kasetës, dhe pas tyre shumë të tjera.

Koka: Këto emërime janë shashka të Ramës, 3-4 ditore, tani po konsumojmë shashkën e kasetës, dhe pas tyre shumë të tjera. Kjo është ajo që bën një qeveri që sundon, shton cirkun dhe heq bukën.

Unë këtë shoh në këto raste me këto “skandalet” pas derës që ndodhin. E vetmja që gjë që më habit, i fituari këtu është Lulzim Basha. Këto largime tregojnë se kanë qëllime momentale. Këto largime i japin të drejtë Bashës për të thënë se ka vepruar mirë, pasi tregojnë veten.

Të gjithë këto lëvizja edhe me partitë e reja, i japin të drejtë Bashës me veprimet që ka bërë Basha pas vitit 2017 e këtej.

Të fundit