Flash News

E-TJERA

Emërimi i Ardi Veliut, Gurakuqi: Është në konflikt interesi, kufiri u kapërcye. Shteti ka nevojë për specialistë

Emërimi i Ardi Veliut, Gurakuqi: Është në konflikt interesi,

Ish-deputeti i PD, Romeo Gurakuqi ka komentuar emërimin e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliut si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ai thotë se ky emërim nuk lidhet me nevojat e shtetit, por me "sistemin e shperblimeve" ndaj ish-funksionareve. Gurakuqi evidneton se kjo ndodh me drejtuesit e institucioneveqë kanë spikatur me paaftesinë për të imponuar respektimin e ligjit ndaj pushtetarëve dhe vartësve.

"Duket sikur ne kete vend jane shue inxhinieret, mjeshtrat e konstruksioneve, menaxheret e industrive civile dhe duhet nje polic me vendos rendin nder blerjet dhe shitjet e energjise, fluturimet ajrore, si dhe kontrollin e kuotave te tenderimeve ne infrastrukture.

Ne fakt, ky emerim ska te beje me asnjeren prej ketyre nevojave te shtetit dhe qeverise.  Ka te beje me mendjelehtesine qeverisese dhe sistemin e shperblimeve ndaj ish funksionareve te institucioneve te pavarura, te cilet spikaten me paaftesine per te imponuar respektimin e ligjit ndaj pushtetareve, vartesve te tyre qe lejuan kalimin e milionave eurove para publike, drejt firmave fantazme.

Sot e kesaj dite organet ligjzbatuese nuk i kane kapur, as pronaret e vertete te firmave qe fituan lotet e anulluara, dhe as prestanomet e tyre qe moren persiper risqet, ndersa i ngarkuari me pune per t'i kapur vendoset ne krye te institucioneve vezhguese nga ku dolen ato para", shkruan Gurakuqi.

Ky i fundit thekson se ky emërim është në konflikt interesi dhe injorim ndaj specialistëve të kësaj fushe, që sipas Gurakuqit, mund të bënin më mirë këtë punë.

Ish-deputeti shton se kryeministri Edi Rama po mbledh rreth vetes persona që i kanë shërbyer verbërisht. Ai thekson se pavarëisht se nuk ekziston kontrollui ligjor ky emërim nuk mund të lejohet.

Sipas Gurakuqit, kufiri është kapercyer dhe ky rast duhet rivlerësuar. Ai nënvizon se shteti ka nevojë për specialistë të mirëfilltë.

"Ky eshte nje emerim ne konflikt te hapur interesi, qe nuk mund te kapercehet lehte. Zoti Edi Rama kjo nuk eshte nje veprimtari e pergjegjeshme, aq me pak nuk eshte nje indikator qe ju keni reflektuar ne sjelljet dhe vendimarrjet tuaja ne dobi te qytetareve, ne nderim te shtetit dhe qeverisjes se paster, efikase.

Nder te tjera, vendimmarrja juaj ne kete rast eshte nje fyrje dhe injorim per qindra specialiste te rinj dhe me pervoje, me koken plot, qe kontribuojne cdo dite ne sektoret e ndertimit dhe energjitikes, per femijet e Shqiperise te shkolluar jashte.

Pas 31 vitesh kur revoltoheshit me te drejte kunder Ramiz Alise, ju po rrotulloheni sot keqas rreth e qark vetes dhe oborrit te njerezve qe ju sherbyen verberisht ne keto vite, duke perfituar nga mungesa e oponences dhe kompromentimi i konkurenteve.

Mirepo, mungesa e kontrolleve parlamentare dhe ligjzbatuese per orekset tuaja  ne lidhje me emerimet dhe sjelljet, nuk do te thote qe respublica te lejohet me u dhunue.

Jemi ne rastin tipik te dekadences, jo vetem te parimeve mbi te cilat ngritet flamurin ne dhjetor 1990, por edhe te formacionit te individit bartes, i cili diten qe kap majen, perserit te papergjegjshmit dhe driteshkurterit e dikurshem.

Kufiri eshte kapercyer dhe eshte e mira, qe te rivleresoni kete rast, ashtu sikurse cdo emerim ku shteti ka nevoje per specialiste te mirefillte, posacerisht ne arsim, shendetesi, diplomaci, bujqesi dhe rend publik", shton Gurakuqi.

Të fundit