Flash News

E-TJERA

Emërimi i Yuri Kim në Shqipëri: Kush vendosi dhe cila ishte këshilla që më dha ambasadori i parë i SHBA, William Ryerson

Emërimi i Yuri Kim në Shqipëri: Kush vendosi dhe cila ishte

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka treguar përvojën e saj në fushën e diplomacisë para se të emërohej në Shqipëri.

Në një intervistë për ‘Opinion’, Kim tha se para se të emërohej në Shqipëri është konsultuar me ish-ambasadorë

Yuri Kim: Shqipëria një nga vendet më të mira në botë për një amerikan, është pro amerikan dhe njerëz të mrekullueshëm.

Fevziu: Turqia keni qenë më parë me mision...

Kim: Flas si ambasadore dhe person. Shqipëria është vend i veçanta. Dielli këtu është i ngrohtë dhe i butë ndryshe nga çdo vend tjetër në botë.

Ka shumë legjenda për vendin tuaj, por nuk e njihja. Ish-ambasadorët me thanë se pasi vjen në Shqipëri nuk të hiqet nga zemra.

Këshilla më e mirë nga ambasadori i parë ishte nga Ëilliam Ryerson: më tregoi s ai veçantë është vendi juaj se ka kaluar shumë dhe se ka shumë potencial.

Fevziu: Keni lindur koreanë, ka ngjashmëri mes Shqipërisë dhe Koresë?

Kim: Nuk veshin këpucë në shtëpi, kemi diçka domethënëse të përbashkët. Familja e tradita ka rëndësi.

Fevziu: Si ishte jeta në Guam në një ishull të largët?

Kim: Diplomacia ishte koincidencë, doja të hyja në shërbimin publik. Isha duke parë vende pune, qëlloi se pashë broshurën e Departamentit të Shtetit, u regjistrova dhe kalova cdo fazë, e kështu nisa misionin.

Kam shërbyer në Azi, Pekin dhe Tokio e më pas Ëashington, sekretare e posaçme e Colin Poëell, më pas në Korenë e Veriut.

Fevziu: Si ishte jeta në Korenë e Veriut?

Është vend komunist, shqiptarët e dinë cdo të thotë. Unë ecja në rrugë se më kishin dhënë leje. Më pas shkova me mision në Irak për një vit, 2009-2010. Ishte vështirë, por ja dolëm.

Më pas shkova në Turqi e qëndrova për tri vjet, më pas u ktheva sërish në Ëashington.

Fevziu: Kush vendosi të vinit ambasadori

Kim: Vendosi presidenti, propozimin e bëri departamenti i shtetit.

 

Fevziu: Si është jeta në Shqipëri në 9 muaj

Kim: e shkëlqyer, ndihem me fat që jam këtu.

 

Të fundit