Flash News

E-TJERA

Emërohet drejtori i i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është Ceno Klosi

Emërohet drejtori i i Përgjithshëm i Tatimeve, kush

Emërohet drejtori i i Përgjithshëm i Tatimeve.

Pas vendit të lënë bosh nga Delina Ibrahimaj, e cila u emërua ministre e Financave dhe Ekonomisë në mandatin e tretë qeverisës.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Ceno Klosi emërohet në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Klosi më parë ka mbajtur postin e drejtorit të AKUM.           

 

Të fundit