Flash News

E-TJERA

Emërohet drejtori i ri i Kadastrës në Sarandë, shkarkohen 5 punonjës

Emërohet drejtori i ri i Kadastrës në Sarandë, shkarkohen 5

Ndryshme të reja janë miratuar në Kadastrën e Sarandës. Vendimi është marrë nga Drejtoria e Përgjithshme një ditë më parë.

Eugen Prifti është emëruar drejtori i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Mësohet se 5 punonjës pranë kësaj drejtorie janë shkarkuar nga detyra.

Kujtojmë që pak ditë më parë oficerë të Komisariatit të Policisë Sarandë zbarkuan në zyrat e ASHK Sarandë. Ata kanë kryer kontrolle dhe sekuestruar dokumentacione pas një hetimi që ka nisur lidhur me shkelje të ndryshme, që ka çuar në shkarkimin e drejtoreshës së ASHK Sarandë, Aida Demi.

Aida Demi është shkarkuar nga detyra pas investigimit të emisionit investigativ “STOP”, ku tregohej sesi familja e saj ka përfituar tokë që më parë ka qenë det.

 

Të fundit