Flash News

E-TJERA

Emërohet drejtori i ri i Postës Shqiptare, ish-kandidat për kreun e PS Elbasan

Emërohet drejtori i ri i Postës Shqiptare, ish-kandidat për kreun

Pas shkarkimit të Ervin Bushatit nga posti, Ardit Demiri do të jetë drejtori i ri i Postës Shqiptare.

Demiri ka mbajtur më parë postin e Drejtorit të Degës Rajonale të Elbasanit, ndërsa ka qenë vazhdimisht i angazhuar me Partinë Socialiste.

Demiri ka mbajtur postin e drejtorit rajonal të Zyrës së Punës në Elbasan përgjatë viteve 2013-2017, për të vijuar më pas me drejtimin e Prefekturës së Qarkut Elbasan.

Ai ka qenë pjesë e forumeve të larta drejtuese të PS për Elbasanin dhe në qershor të këtij viti u bë pjesë e kandidimit për kreun e PS-së në Elbasan.

Të fundit