Flash News

E-TJERA

"Emërtimi i gabuar i lumit Vjosa nga Google", ministri Cakaj i përgjigjet aktorit Florian Binaj: Po i japim udhë kësaj pasaktësie

"Emërtimi i gabuar i lumit Vjosa nga Google", ministri Cakaj i

Pas një postimi nga ana e aktorit Florian Binaj, i cili i bëri thirrje Ministrisë së Jashtme për ndryshimin e emrit të lumit Vjosa nga Google, ka ardhur edhe reagimi i ministrit në detyrë, Gent Cakajt.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, Ministria e Punëve të Jashtme sqaron se fushata për korrektimin e emërtesave gjeografike të relievit shqiptar është ndërmarrë me iniciativë të Ministrit Cakaj dhe nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë që synon rregullimin e çdo pasaktësie të kësaj natyre.

Ndërkohë, Google i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së MEPJ për rregullimin e 41 pasaktësive të publikuara në platformat Google Map dhe Google Earth, lidhur me emërtesat gjeografike të relievit shqiptar, të cilat bien ndesh me hartën e Republikës së Shqipërisë.

"Fushata është ndërmarrë me iniciativë të Ministrit Cakaj dhe nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë që synon rregullimin e çdo pasaktësie të kësaj natyre, duke i shërbyer aksesit sa më të plotë dhe të saktë të emërtesave gjeografike nga qytetarët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, si dhe të huajt që vizitojnë vendin tonë. Deri më tani është bërë i mundur korrektimi i 40 emërtesave gjeografike në territorin tonë, ndërsa vijojnë diskutimet për korrigjimin e emrit të lumit të Vjosës, të cilin Wikipedia e njeh momentalisht si Lumi i Zarandoporos”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Të fundit