Flash News

E-TJERA

Emigrantët kthehen në atdhe për festa, fluks në pikat doganore

Emigrantët kthehen në atdhe për festa, fluks në pikat

Festat e fundvitit kanë rritur numrin e shtetasve shqiptarë që rikthehen në vendlindjen e tyre për të kaluar ditët festive.

Gjatë 24-orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës janë regjistruar 6303 hyrje dhe  2444 dalje.

Për të përballuar këtë fluks në rritje të qytetarëve që hyjnë në vendin tonë pala shqiptare ka rritur numrin e sporteleve duke i alternuar më pas në varësi të situatës.

Ndërkohe ajo që bëhet e ditur nga autoritetet doganore është se fluksi më i lartë pritet të regjistrohet në Vigjilje të Krishtlindjes e më pas në ditët e fundit të vitit.

Edhe Vlora po përjeton një rritje të ndjeshme të fluksit të emigrantëve dhe turistëve, teksa trageti i linjës Vlorë-Brindisi solli sot 1,015 pasagjerë dhe 176 automjete në portin e qytetit.

Mbërritjet shënojnë një intensifikim të lëvizjeve në prag të festave të fundvitit, kur emigrantët rikthehen për të kaluar kohë me familjet e tyre dhe turistët zgjedhin të vizitojnë bregdetin shqiptar për pushime.

Autoritetet portuale kanë marrë masa për të përballuar rritjen e fluksit dhe për të siguruar një përvojë të qetë për të gjithë udhëtarët.

Të fundit