Flash News

E-TJERA

Emigrantët në Angli, ambasadori britanik në Shqipëri: Jam i zhgënjyer nga raportimet negative të mediave angleze

Emigrantët në Angli, ambasadori britanik në Shqipëri: Jam i

Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King Smith është shprehur i zhgënjyer nga mediat britanike lidhur me raportimet mbi emigrantët shqiptarë drejt Anglisë.

Duke folur në një konferencë shkencore që trajtonte marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në 100 vjetorin e tyre, Smith tha se shumica e emigrantë atje ligjërisht kontribuojnë ndjeshëm në shoqërinë britanike.

“Jam shumë i zhgënjyer nga raportimet negative të kohëve të fundit në mediat e Mbretërisë së Bashkuar, dhe dua të parashtroj pozicionin e qeverisë së Mbretërisë së bashkuar në lidhje me Shqipërinë.

Dua të theksoj se ne e vlerësojmë kontributin e komunitetit shqiptar në Britani. Shumica janë atje ligjërisht dhe kontribuojnë ndjeshëm në shoqërinë britanike.

Ata meritojnë respekt si çdo minoritet e komunitet dhe kanë të njëjtën mbrojtje nga abuzimi e gjuha e urrejtjes”, tha ambasadori britanik.

Të fundit