Flash News

E-TJERA

"Emigrantët nuk do të votojnë", Celibashi thirrje partive: Refuzoni donacionet e dyshimta; flet për Tom Doshin

"Emigrantët nuk do të votojnë", Celibashi thirrje
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi konfirmoi se vota e emigrantëve nuk do të jetë e mundur as në këto zgjedhje.

“Për këto zgjedhje nuk do jetë e mundur vota e emigrantëve përfundimisht”, tha Celibashi.

Sa i përket fletës së votimit ai theksoi se duhet pritur vendimi i  Kolegjit Zgjedhor mbi ankimin e PS ndaj vendimit të KAS. Partia Socilaliste bëri ankesë, pasi KAS i dha të drejtë PD për të patur në listë 222 kandidatë.

“Më pas shpresoj të ketë një vendim konsensual se si do jetë fleta e votimit”, tha Celibashi.

Ky i fundit foli edhe për rastin e Tom Doshit dhe apelet e vazhdueshme që ka bërë ambasadorja amerikane Yuri Kim për heqjen e tij nga lista, si i akuzuar për korrupsion.

“Për rastin e Tom Doshit që shkoi për verifikim kemi pasur indicie si nga burime publike, ashtu edhe nga vetë formulari i dekriminalizimit. Nuk shoh asgjë të keqe tek qëndrimet e ambasadores amerikane, por janë të shëndetshme, pasi interesi është për forcimin e demokracisë në Shqipëri”, tha ai.

Celibashi iu bëri thirrje subjekteve politike të refuzojnë donacionet e dyshimta si dhe të mos përdorin administratën për sigurimin e votave.

Të fundit