All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Emigrantët nuk votuan, Gjykata Kushtetuese vendos më 27 shtator për vlefshmërinë e ‘25 prillit’

All - Paragraf - 1

Emigrantët nuk votuan, Gjykata Kushtetuese vendos më 27 shtator

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën, kur do të shqyrtojë padinë për mosvotimin e emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit. Seanca do të zhvillohet më 27 shtator.

All - Paragraf - 3

Kujtojmë që muajin shkurt, shoqata 'Diaspora për Shqipërinë e Lirë' kërkoi në Gjykatën Kushtetuese shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke pretenduar për cenim të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve.

Sipas saj, votimi nga jashtë vendit i emigrantëve nuk u mundësua për shkak të mungesës së vullnetit politik, por edhe nga mosveprimet dhe qëndrimet pasive të mbajtura nga organet e ngarkuara nga ligji për të miratuar aktet nënligjore që kanë për objekt rregullimin e votimit nga jashtë.

Ndërkohë pak ditë më parë u zbardh drafti i KQZ-së mbi mënyrën se si do të votojnë emigrantët në zgjedhjet e ardshme.

 

Të fundit