Flash News

E-TJERA

Emigrantët e paligjshëm shqiptarë në Britani, Rishi Sunak telefonatë me Ramën?

Emigrantët e paligjshëm shqiptarë në Britani, Rishi Sunak

Emigrantët e paligjshëm shqiptarë të cilët kalojnë kanalin e La Manshit në mënyrë ilegale u kthyen në një shqetësim për qeverinë dhe autoritetet britanike.

Dyndjet masive të shqiptarëve në rrugë ilegale u bënë shkak edhe për një përplasje në distancë me Sekretares së Brendshme britanike, Suella Braverman, dhe kryeministrit Edi Rama kur ky i fundit dënoi deklaratën e Braverman e cila i quajti shqiptarët kriminelë.

Mirëpo në një artikull të fundit të “Daily Telegraph”, thuhet se kryeministri britanik Rishi Sunak ka planifikuar të bëjë një telefonatë ‘kokë më kokë’ me kyeministrin Edi Rama.

Sipas ‘Daily Telegraph’, telefonata është planifikuar të kryhet sot me kërkesë të kryeministrit britanik, për të folur me Ramën rreth çështjes së emigrantëve shqiptarë që hyjnë në Britani në rrugë të jashtëligjshme.

Nga ana e qeverisë shqiptare nuk ka asnjë njoftim apo deklaratë lidhur me raportimin.

Ministrat britanikë po kërkojnë të gjejnë një rrugë të shpejtë dëbimi për t'i kthyer shqiptarët në një vend që ata gjykojnë se është "i sigurt", ndërsa Rama ka kërkuar një marrëveshje për të përfshirë një skemë të vizave të punës të stilit gjerman për shqiptarët për të ardhur në MB.

Numri 10 i kryeministrisë angleze mbrëmë minimizoi mundësinë e një telefonate.

Emigrantët e jashtëligjshëm që mbërrijnë në Britani po mbahen në qendrën e azilit në Manston deri në 96 orë, sipas planeve të ministrave për të ndryshuar ligjin mes një rritjeje të kalimeve.

Zyra e Brendshme po përballet me veprime të shumta ligjore për mbajtjen e emigrantëve në qendrën e azilit me tenda në Kent për më shumë se kufiri aktual ligjor prej 24 orësh, pasi numrat arritën në 4,000 në nëntor, pothuajse trefishi i kapacitetit të tij maksimal.

Të fundit