Flash News

E-TJERA

Emigrantët shqiptarë në Greqi ngrihen në protestë: Hapni doganat, mos na refuzoni shtëpinë tonë!

Emigrantët shqiptarë në Greqi ngrihen në protestë:
Sheshi "Sintagma", Athinë

Emigrantët shqiptarë në Greqi do të protestojnë sot për hapjen e kufijëve. Lajmin e kanë bërë të ditur në rrjetet sociale, ku ftojnë bashkëatdhetarët e tyre që të marrin pjesë në protestën paqësore, që do të zhvilohet në orën 18.00 në sheshin "Sintagma", Athinë.

"Hapni tani doganat, mos na refuzoni shtëpinë tonë", është kjo thirrja e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Kjo e fundit vazhdon ta mbajë të mbyllur kufirin me Shqipërinë në kuadër të masave anti-Covid.  

Ata i kërkojnë qeverisë greke që të rishikojë këtë vendim, të cilin ata e konsiderojnë të padrejtë dhe në shkelje me liritë e tyre. Emigrantët në Greqi kërkojnë mbështetje edhe nga organizatat, duke theksuar se qeveria shqiptare nuk i ka mbështetur asnjëherë.

Në këto kushte ata ngrejnë disa pyetje:

Përse qeveria greke mban mbyllur kufirin me Shqipërinë dhe ka kufizuar në mënyrë asfiktike numrin e hyrjes në Greqi, ndërkohë që me shtetet e tjera ndodh krejtësisht e kundërta?

Përse ky dallim të bëhet vetëm me shqiptarët dhe i detyron ata të gjejnë zgjidhje të tjera?

Përse në këtë moment kur kufizimi i hyrjeve ndëshkon edhe vetë fermerët grekë, të cilët janë në pritje të mijëra punëtorëve të kualifikuar sezonalë që vijnë nga Shqipëria?

Përse ky dallim edhe ndaj minoritarëve grekë ?

Përse duhet të “ndëshkohen” me mijëra biznese nga të dy anët e kufirit të cilët kontribuojnë në ekonominë e vendit?

Të fundit