Flash News

E-TJERA

Emigrantët shqiptarë protestë në Londër: S’jemi kriminelë. Suella Braverman të kërkojë falje

Emigrantët shqiptarë protestë në Londër: S’jemi

Me pankarta në duar dhe ‘të veshur’ kuq e zi me flamurin kombëtar, dhjetar emigrantë shqiptarë kanë protestuar në urën ‘Westminster’, në Londër pas deklaratës diskriminuese të sekretares së brendshme britanike Suella Braverman.

Në pankartat e tyre, shqiptarët i kërkojnë zyrtares së lartë britanike të kërkojë falje pasi siç shkruajnë në pankarta “Shqiptarët s’janë kriminelë.”

Po ashtu, ata shkruajnë se “shqiptarët punojnë e paguajnë taksa”.

Braverman, e cila nuk ka kursyer gjuhën e ashpër ndaj emigrantëve shqiptarë që hyjnë në mënyrë ilegale në Britani, është zotuar se do të gjejë një mënyrë që të funksione skema e Ruandës.

Të fundit