Flash News

E-TJERA

Emigrantët votojnë më 25 prill?! KQZ ngre grupin e punës për vlerësimin e mundësive

Emigrantët votojnë më 25 prill?! KQZ ngre grupin e punës
Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi

Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka ngritur grupin e punës prej 6 anëtarësh për t’iu mundësuar të drejtën e votës në zgjedhjet e 25 prillit shqiptarëve që jetojnë jashtë.

Grupi i punës ka këto detyra:

1.Të vlerësojë mundësinë e votimit nga jashtë vendit në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021 të shtetasve shqiptar me të drejtë vote, të cilët e kanë rezidencën jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

2.Të përgatisë një vlerësim mbi llojin, procedurën e votimit, manuale ose elektronike duke marrë në konsideratë kushtet e vendit tonë.

3.Të përgatisë një vlerësim mbi procesin e votimit dhe administrimin e votave dhe përfshirjen e tyre në rezultatin e zgjedhjeve.

4.Të bëjë një vlerësim t përgjithshëm mbi kostot financiare

5.Të përgatisë një listë me akte juridike dhe protokolle teknike që do të bëjnë të mundur votim nga jashtë vendit

6.Të prezantojë modele të këtij lloji votimi në vendet e ndryshme.

Afati i dorëzimit të këtij raporti është data 15 nëntor 2020.

Emigrantët votojnë më 25 prill?! KQZ ngre grupin e punës

Emigrantët votojnë më 25 prill?! KQZ ngre grupin e punës

Të fundit