Flash News

E-TJERA

Emigrantët votuan për herë të parë nga jashtë vendit, mbërrijnë 2,784 zarfe me vota në Shqipëri

Emigrantët votuan për herë të parë nga jashtë

Kanë mbërritur 2,784 zarfe me vota të ardhura nga emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Ky është një moment historik për procesin demokratik, pasi zgjedhjet e sotme parlamentare shënojnë herën e parë që shqiptarët jashtë vendit kanë mundësinë të votojnë nga vendbanimet e tyre.

Procesi i votimit në territorin shqiptar ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në orën 19:00 të mbrëmjes. Në disa qendra votimi janë raportuar problematika, kryesisht me natyrë teknike, por nuk është raportuar për incidente madhore që mund të cenojnë procesin.

Sipas të dhënave zyrtare, në total janë 3,713,761 shtetas shqiptarë me të drejtë vote, përfshirë edhe ata që jetojnë jashtë kufijve të vendit. Ata do të zgjedhin 140 deputetët që do të përbëjnë legjislaturën e re të Kuvendit të Shqipërisë. 

Të fundit