Flash News

E-TJERA

Emigrimi i mjekëve, Fuga: Nevojitet një studim panoramik

Emigrimi i mjekëve, Fuga: Nevojitet një studim panoramik

Akademiku Artan Fuga komentoi nismën eqeverisë shqiptare për të kaluar me procedurë të përshpejtuar një projektligj në lidhje me studentët e mjekësisë dhe të gjitha ata maturantë, të cilët duan të ndjekin këtë degë për të vijuar studimet e tyre të larta.

I ftuar në A2CNN, Fuga tha se emigrimi si një problem i madh ka disa probleme të vogla të cilat duhen zgjidhur, ndërsa shtoi se nuk është vetëm rritja e pagave për mjekët dhe infermierët ajo që ndihmon në gjithë këtë proces të frenimit të emigrimit masiv të bluzave të bardha nga vendi.

 “Kur kërkon të bësh një zgjidhje, mbase nuk është mënyra më e mirë që ta zgjidhësh atë në mënyrë integrale. Brenda këtij problemi të madh, që është emigrimi, ka disa probleme të vogla, sikurse është ai i shërbimit të shëndetit publik. Dhe unë e kuptoj që pavarësisht se politika shqiptare nuk e nuhati këtë proces që ndodhi.  

Nuk e zgjidh kurrë situatën rritja e rrogës së mjekëve. Institucionet dhe ndarja e pushteteve duhet të jetë e vërtetë. Ne kemi ardhur në këtë krizë. Pra, shkaku i krizës është se ne nuk kemi një sistem politik kibernetikisht reflektiv. Pra, që të lejojë që interesat të përplasen me njëra – tjetrën dhe shoqëria të dëgjojë zëra që të korrigjohet gjatë rrugës.

Gjëja e parë që duhet bërë është një studim panoramik i gjendjes së personelit mjekësor në Shqipëri, spital pas spitali, pavijon aps pavijoni, shërbim pas shërbimi, gjithçka”, tha Fuga.

Të fundit