Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Emigrimi masiv, Bushati për BBC: Shqipëria po humb shumë, duhet punë për korrupsionin

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka dhënë një intervistë për BBC, ku ka folur për largimin masiv të shqiptarëve. Ai tha se Shqipëria humbet shumë nga kjo braktisje masive, pasi po i ikën fuqia e punës.
Bushati pranon se emigrimi lidhet me modelin ekonomik në Shqipëri dhe se politika duhet të gjejë zgjidhje për ta frenuar këtë fenomen.
Referuar një prej shkaqeve që detyron shqiptarët të largohen, korrupsioni, Bushati thotë se ka shumë për të bërë, në luftën kundër tij.
Më tej shtoi se duhet forcuar bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Britanisë për të gjetur rrugë alternative.
Intervista e plotë
Pyetje BBC: Partia juaj ka drejtuar vendin për 17 vjet në 25 vitet e fundit. Ndërkohë kjo është vala e katërt e emigrimit dhe të rinjtë vijojnë të largohen nga vendi. A është kjo për të ardhur turp?
Ditmir Bushati: Ekziston gjithmonë një trend i përgjithshëm ku njerëzit lëvizin nga vendet më pak të zhvilluara drejt atyre më të zhvilluara. Pavarësisht nëse emigrimi është në rrugë të ligjshme ose jo, e vërteta është se vendi i origjinës humbet shumë. Pasi humbet fuqinë njerëzore. Nuk ka kthim të investimit mbrapsht. Dhe gjithashtu ka një dozë faji që shkon tek qytetarët e zakonshëm, të cilët ndonjëherë penalizohen nga lëvizja e lirë nga një vend në tjetrin, siç ndodh në këtë rast nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Pyetje BBC: Por ata jo thjeshtë po largohen nga Shqipëria. Ata po harxhojnë mijëra paund, duke ia dorëzuar ato para të huajve për të siguruar një vend në varkë nga e cila mund edhe të mbyten. Çfarë ka që nuk shkon kaq shumë në Shqipëri që dikush merr këtë rrezik mbi supe?
Ditmir Bushati: Unë pajtohem tërësisht me konkluzionin e dokumentarit tuaj, se situata aktuale nuk ndihmon Shqipërinë dhe Mbretërinë e Bashkuar që të adresojnë rrënjet e vërteta të këtij fenomeni. “Fituesit e vërtetë” në këtë rast janë trafikantët e qenieve njerëzore. Ndaj, unë mendoj se kemi nevojë të adresojmë problemin me themel dhe jo pasojat e tij.
Rrënjet e këtij fenomeni kanë të bëjnë padiskutim edhe me modelin ekonomik, të cilin ne këtu në Shqipëri, duhet ta përmirësojmë. Ne duhet të rrisim standartin e jetesës.
Ne si politikanë kemi përgjegjësi për të dhënë më shumë shpresë për shqiptarët që të besojnë në të ardhmen e vendit. Por nga ana tjetër, është e nevojshme të lehtësohet regjimi i vizave nga ana e Mbretërisë së Bashkuar. Kam pasur rastin të punoj me katër Sekretarë të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, me Ëilliam Hague, Jeremy Hunt, Boris Johnson dhe me Philip Hammond. Së bashku kemi diskutuar disa herë politikat e lehtësimit të regjimit të vizave të Mbretërisë së Bashkuar, jo vetëm për shtetasit shqiptar, por për të gjithë Ballkanin Perëndimor, siç ka bërë BE-ja dhe siç po bën edhe SHBA-ja tanimë. Ne gjithashtu kemi diskutuar sesi të përmirësojmë programet e lëvizshmërisë në mënyrë që të rrisim shkëmbimet ndërmjet shtetasve tanë, duke qenë se ka shumë simpati për Mbretërinë e Bashkuar dhe britanikët në vendin tonë. Dhe është për të ardhur keq që kjo nuk është materializuar ende.
Pyetje BBC: Një nga arsyet se përse shqiptarët duan të largohen nga vendi i tyre, sipas vrojtimeve, ka lidhje me korrupsionin. Sipas Transparency International, kjo është arsyeja e dytë më e kryesore se përse njerëzit zgjedhin të largohen. Njerëzit paguajnë rryshfet te zyrtarët për të siguruar një punë, një pasaportë, një leje për drejtim automjeti, për të dërguar fëmijën në shkollën që ata duan. A mund të bëhet më shumë për të ndaluar korrupsionin apo jo?
Ditmir Bushati: Ka gjithmonë vend për të bërë më shumë kur vjen fjala te lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka gjithmonë vend për përmirësim kur vjen fjala te mënyra sesi krijohet dhe shpërndahet pasuria. Por nga ana tjetër, shqiptarët ndjehen kulturalisht dhe psikologjikisht shumë të lidhur me Perëndimin. Gjithashtu, ata ndjehen të lodhur nga mospërmbushja e ëndrrës së tyre për t’u bërë pjesë e BE-së. E ndërsa po jetojmë në kohën e teknologjisë, njerëzit shohin bashkëmoshatarët e tyre, kushërinjtë e tyre dhe ndonjëherë zgjedhin këto rrugë të jashtëligjshme për t’u larguar. Siç dhe ju e përshkruani, ne po përballemi me këtë fenomen ku njerëzit nga Franca po shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në shumë raste rezultojnë të jenë shqiptarë. Ndaj, kemi nevojë të forcojmë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona dhe vendeve të tjera që gjithashtu janë të prekura nga ky fenomen.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38