Flash News

E-TJERA

Emiljano Shullazi del nga regjimi '41 Bis', transferohet te 313-ta

Emiljano Shullazi del nga regjimi '41 Bis', transferohet te 313-ta

Emiljano Shullazi ka lënë qelinë burgut të sigurisë së lartë '41 Bis' dhe është transferuar te 313-ta.

Ai ndodhej në burgun e sigurisë së lartë oprej dy vitesh, ku gjatë kësaj kohe kishte bërë shpesh kërkesa për t’u transferuar.

Nga regjimi '41 Bis' ka dalë edhe Arbjon Aliko dhe Genci Balla.

Emiliano Shullazi është një personazh i njohur i botës së krimit në vend, me aktivitete të përqëndruara më shumë në Tiranë dhe Durrës.

Në këto qytete ai ka qenë i dyshuar për aktivitete të ndryshme kriminale. Për gjatë viteve, Shullazi është akuzuar për krime të ndryshme të rënda që nga vrasjet, shpërthimet me eksploziv, apo trafik dhe shitje e shpërndarje droge, si dhe akuza të tjera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Të fundit