Flash News

E-TJERA

Emma Dakoli, 9-vjeçarja shqiptare që pushtoi skenën e Zecchino d’Oro 2025

Emma Dakoli, 9-vjeçarja shqiptare që pushtoi skenën e Zecchino

Një vajzë e vogël shqiptare nga Monza ka emocionuar publikun italian dhe shqiptar këtë vit. Emma Dakoli, vetëm 9 vjeçe, ka fituar edicionin 2025 të konkursit të famshëm muzikor për fëmijë, Zecchino d’Oro, duke sjellë në skenë një energji të pastër, talent dhe një zë që preku zemrat e të gjithëve.

Emma jeton në Monza me prindërit dhe motrën e saj të vogël, Mia. Ajo ëndërron të bëhet piktore dhe stiliste, por pasioni më i madh i saj është kënga – dhe duket se është tashmë në drejtimin e duhur. Në skenën e Antonianos në Bolonja, e shoqëruar nga Piccolo Coro dell’Antoniano, ajo interpretoi këngën “Ci pensa il vento”, një melodi plot dritë dhe mesazhe shprese, të krijuar nga Francesco Marruncheddu dhe Lodovico Saccol.

Kënga sjell një histori të thjeshtë, por prekëse: një vajzë e vogël që mërzitet se nuk është më verë dhe nuk mund të notojë në det, derisa gjyshja i tregon magjinë e erës – që than rrobat, sjell aromën e pranverës, kthen faqet e librave dhe, mbi të gjitha, mbart një ndjenjë paqeje që udhëton përtej kufijve. Pikërisht kjo thjeshtësi poetike dhe interpretimi i pastër i Emmës bënë që performanca e saj të spikaste.

Finalja u transmetua drejtpërdrejt në Rai Uno dhe u prezantua nga drejtori artistik Carlo Conti. Familja e Emmës e ka ndjekur nga afër rrugëtimin e saj. Disa ditë para finales, babai i saj, Flori, ndau emocionin në një grup lokal të Facebook-ut, duke e cilësuar përzgjedhjen e vajzës si soliste në këtë edicion “një ëndërr të madhe të bërë realitet”.

Të fundit