Flash News

E-TJERA

Emrat/ Krim i organizuar dhe shitje narkotikësh, OFL i kërkon llogari dy të dënuarve, njëri prej tyre në Kosovë

Emrat/ Krim i organizuar dhe shitje narkotikësh, OFL i kërkon llogari
Foto ilustruese/ OFL

Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë dy shtetasve të dënuar për vepra të ndryshme penale, njëri prej të cilëve në Kosovë.

Kështu, formularët duhet t’i bëjnë gati:

Shpendi Lilaj, banues në Fier, i dënuar në Kosovë për veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Bashkim Hasani, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Të fundit