Flash News

E-TJERA

Emrat/ Kapen dy shpërndarës ko*aine në Tiranë, një në kërkim

Emrat/ Kapen dy shpërndarës ko*aine në Tiranë, një

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona dhe një tjetër e ka shpallur në kërkim në Tiranë, pasi akuzohen për posedim narkotikësh.

Në pranga kanë rënë shtetasit Envis Gorellari, 37 vjeç, dhe Fation Çiçi, 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik u janë gjetur rreth 1 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Sakaq është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi B.K

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Astir”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve E. G., 37 vjeç, dhe F. Ç., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjithashtu, vijon puna për kapjen e shtetasit B. K., i dyshuar si bashkëpunëtor i dy të arrestuarve.

Shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar në Bulevardin e Kasharit, shtetasit E. G., dhe F. Ç. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit E. G., shërbimet e Policisë, i gjetën rreth 1 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Lënda narkotike së bashku me dy aparate celulare dhe një automjet, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Punohet për kapjen e shtetasit B. K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit