Flash News

E-TJERA

Konflikti mes kushërinjve në Shkodër, një i plagosur

Konflikti mes kushërinjve në Shkodër, një i plagosur

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme (10 prill) në fshatin Bërdicë të Shkodrës.

Mësohet se i plagosur ka mbetur një 17-vjeçar, ndërsa autor i dyshuar, shtetasi G. D., kushërinj me njëri-tjetrin.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes.

Shkodër/Informacion paraprak 


Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”,  shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit.


Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit