Flash News

E-TJERA

Emrat/ Kultivim dhe shitje narkotikësh, OFL u dërgon formularin katër të dënuarve, mes tyre dhe një grua

Emrat/ Kultivim dhe shitje narkotikësh, OFL u dërgon formularin

Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, katër shtetasve, mes të cilëve dhe një grua.

Të dënuar më parë për kultivim dhe shitje narkotikësh, OFL i ka dërguar formularët:

Dermush Buzheri, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Tatiana Gjini, banuese në Gjirokastër, e dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Zhuljen Bezati, banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Gazmir Muhaj, banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit