Flash News

E-TJERA

EMRAT/ Makina del nga rruga në Peqin, humbin jetën 2 të rinj

EMRAT/ Makina del nga rruga në Peqin, humbin jetën 2 të rinj

Një aksident me pasojë vdekjen e 2 të rinjve  ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të qytetit të Peqinit.

Mësohet se automjeti tip “Volkswagen Golf”, me targë AB433PE, ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Ura e Teqes” dhe është përplasur me shkallët anësore të një banese.

Si pasojë e përplasjes së fortë, mbetën të vdekur dy të rinj, të dy 24 vjeç. Viktimat janë Gabriel Agron Lluca, 23 vjeç, banues në Peqin dhe drejtues i mjetit, si dhe Denis Zeqir Korbi, 23 vjeç, gjithashtu banues në Peqin.

Peqin/Informacion paraprak

Rreth orës 02:00, në vendin e quajtur "Ura e Teqes", Peqin, automjeti që drejtohej nga shtetasi G. Ll., 24 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit shtetasi G. Ll. dhe pasagjeri në këtë automjet shtetasi D. K., 24 vjeç.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Të fundit