Flash News

E-TJERA

Emrat/ OFL iu kërkon deklarimin e pasurisë 5 të dënuarve për trafik narkotikësh

Emrat/ OFL iu kërkon deklarimin e pasurisë 5 të dënuarve

Operacioni Forca e Ligjit është ndalur sot ne Durrës Skrapar dhe Berat, ku iu ka kërkuar 5 subjekteve që të deklarojnë pasurinë brenda 48 orëve.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Arben Lekli, banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Viktor Lekli, banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Çlirim Ymerali banues në Skrapar, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Andrea Ajasllari , banues në Skrapar, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve”;

Andrea Shyti, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, i mbetur në tentativë.

Këta persona, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Të fundit