Flash News
Sali Berisha thirret në SPAK, pritet të njihet me akuzën
GJKKO shtyn për në 1 tetor seancën ndaj Talo Çelës
Përleshje e dhunshme mes shqiptarëve dhe egjiptianëve në Itali, 7 të plagosur
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Mbyllet mbledhja, Noka: Nga nesër, drejtuesit do të jenë në bazë
Nga operacioni antidrogë që është zhvilluar në qytetin bregdetar të Vlorës kanë rënë në pranga tre persona.
Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë këta shtetas: Ildjan Dodaj, Mohammed Bennanna dhe Mateo Masini.
Tre persona kanë rënë në pranga pas një operacioni të zhvilluar dy ditë më parë kundër shpërndarjes së drogës në plazhin e Delisufit.
Këta shtetas kundërshtuan me forcë punonjësit e policisë gjatë kryerjes së detyrës.
Gjithashtu raportohet se në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e 3 shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.