Flash News

E-TJERA

EMRAT/ Sherri u bë për ngacmim vazjash? Dinamika e plagosjes së trefishtë në Shkodër

EMRAT/ Sherri u bë për ngacmim vazjash? Dinamika e plagosjes së

Një sherr ka ndodhur këtë të premte në Shkodër. Sherri ka degraduar deri në atë pikë ku është përdorur dhe thika mes të rinjve.

Protagonisti i sherrit me thika la dy persona të plagosur dhe një tjetër me plagë të rënda në spital. Mësohet se ai është 18-vjeçari, Aldo Hasani, ndërsa janë identifikuar dhe adoleshentët e tjerë të përfshirë në konflikt.

3 adoleshentët e tjerë janë identifikuar si, Xhejson Plepi 17 vjeç, Ersid Tula 16 vjeç dhe Kledis Hoxha 16 vjeç të cilët po marrin mjekim në spital.

Një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë dhe është futur me urgjencë në sallën e operacionit.

Sherri mes të rinjve nisi rreth orës 12:30 në një lokal në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër. Ndërsa shkak për ngjarjen raportohet të jetë bërë një “ngacmim vazjash”.

Nuk dihet ende cili nga adoleshentët, ka ‘ngacmuar’ me fjalë të dashurën e autorit të ngjarjes, 18-vjeçarin Aldo Hasani, ndërsa ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia.

Të fundit