Flash News

E-TJERA

Emrat/ Skandali me tenderat, 25 masa sigurie për stafin e UBT

Emrat/ Skandali me tenderat, 25 masa sigurie për stafin e UBT

Prokuroria e Posaçme doli me një njoftim zyrtar duke zbardhur hetimet dhe akuzat që rëndojnë ndaj stafit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, për abuzim me 9 tendera me vlerë 90 milionë lekë.

Në total SPAK ka dhënë 25 masa sigurie, mes tyre 6 masa “arrest në burg”, 10 masa “arrest në shtëpi” dhe 9 masa “detyrim paraqitje”.

Sipas hetimeve të zbardhura nga SPAK, janë evidentuar shkelje dhe abuzime në 9 tendera, ku stafi i UBT ka krijuar kushte për të favorizuar dhe shpallur fituese të tenderave 3 operatorë “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF”.

Këta 3 operatorë fitues kanë siguruar oferta ekonomike të falsifikuara, në emër të shoqërive tregtare të tjera, të cilat janë përdorur nga autoriteti kontraktor dhe kanë ndikuar në fryrjen e fondit limit, pa bërë asnjë studim tregu.

Arrest me burg:

Edmond Tërthorja,

Amarildo Lleshi,

Mehmet Qoshja,

Altin Murto,

Piro Zoga

Arrest shtëpi:

Agim Sefa,

Arjan Buliqi,

Serafin Skënderi,

Ilir Kusi,

Dritan Laçi,

Azem Parllaku,

Artur Koleci,

Radion Dhromi,

Blenard Spaho,

Tedi Proda

Detyrim paraqitje:

Enkeleida Sallaku,

Klara Jahollari,

Ilir Kapaj,

Erjola Kopali,

Klea Lekocaj

Romina Koto

Bejo Bizhga,

Etleva Shore,

Rezearta Dervishi

Të fundit